Kalmari luajti në shtëpi përballë Ostersunds dhe skuadra e Fidan Alitit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë. Kalmari pësoi shumë shpejt, ku Islamoviç i ndëshkoi që në minutën e 2’ të takimit. Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë, por në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, shndërrohet në hero.
Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shënon një supergol me të majtën nga jashtë zone (46’), duke mrekulluar të gjithë dhe duke i dhënë një pikë ekipit të tij, që nuk po arrinte të shënonte. Një ndeshje thuajse perfekte për ish-lojtarin e “Ujqërve të Dëborës”.
Ndërsa në Greqi, është luajtur një derbi shqiptarësh mes Ergys Kaçes dhe Enea Mihajt. Dy futbollistët e kombëtares kuqezi u aktivizuan si titullarë në këtë sfidë, që u mbyll me fitoren e Panathinaikosit 4-0. Kamer Qaka luajti 90 minuta me Poli Iashin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44’.