VIDEO | Akuzat me “prova” të Korabit: Ziri ishte tendencioz, shpiku penallti!

Korabi u mposht nga Vllaznia të shtunën, ndërkohë që dibranët kanë kontestuar gjykimin e treshes së gjyqtarëve dhe më së shumti atë të kryesorit Blerim Ziri. Së fundmi ka ardhur edhe një reagim, kur pyetja kryesore ka të bëjë me qëllimin e arbitrit nga Fushë-Kruja.

“Video përmbledhje e shkurtër e golave dhe rasteve më flagrante të takimit Korabi – Vllaznia. Blerim Ziri vendosi të bëhej protagonist duke vendosur dhe fatet e takimit me gjykimin e tij tendencioz, i cili është i vështirë të kuptohet nëse bëhet për të dëmtuar Korabin apo për të ndihmuar Vllazninë. Një turp për futbollin Shqiptar, por dhe atë Dibran, pasi në stadium ishin mbledhur mbi 4000 tifozë për të shijuar një ndeshje të bukur!

Takimi nis me një faull të akorduar kundër Korabit në sulm kur sulmuesi Skuka arrin të shmangë Malotën, i cili rrëshqet, Ziri gjen arsyen për të parandaluar një gol të sigurt dhe akordon goditje dënimi. Në minutën e 15-të të takimit është Gocaj i lënë në pozicion jashtë loje që godet me kokë dhe shënon golin e parë për miqtë, Blerim Ziri heziton të sinjalizojë golin për disa sekonda, por asistenti nuk reagon.

Korabit i mungon një 11-metërsh, ndërkohë që në dëm të tij është shpikur një i tillë në minutën e 21-të kur Kalluci largon një top me kokë në dyluftimin në ajër me sulmuesin shkodran, topi përfundon në këmbët e Hajdarit, që godet në duart e portierit Birja dhe këtu sërish kryesori Ziri vendos të ndërhyjë, duke shpikur 11-metërsh për Shkodranët.

Lika kroson bukur në të 46’ minutë dhe gjen Kovaçin që zbret bukur dhe shënon golin e barazimit me kokë. Në pjesën e dytë Korabi dominon takimin, rasti më flagrant ishte ai i Skukës që përfiton nga një top i thyer dhe pasi futet në zonë pengohet nga mbrojtësi shkodran, i cili nuk ka synim topin, por këmbën e sulmuesit. Ziri nuk reagon dhe sinjalizon rivënie fundore.

Në minutën e 58-të rrezikojmë me Hoxhën me kokë, por dhe me Skukën pak minuta më vonë që vuri në vështirësi portierin shkodran. Janë disa kartonë të pa dhënë ndaj shkodranëve për faull taktik, vonesa loje apo ndërhyrje me bërryl të hapur si në rastin e Krymit me Likën dhe Malotën, që i vetëm ndalon Skukën në hyrje të zonës.

Në minutën e 89-të një harkim në zonë me topin që përplaset në trupin e Razës do të gjejë kapitenin Shkodran Lika, që përfiton ta kontrollojë topin me dorë përpara se të shënojë. Takimi gjithashtu është shoqëruar me shumë vonesa për shkak të përplasjeve, kontestimeve apo dëmtimeve duke kaluar në total 8 minuta, por gjithashtu edhe 6 zëvendësimet nga të dy kampet, por arbitri i 4-t në fund akordoi vetëm 3 minuta. Takimin e plotë e gjeni tek TVDibra në faqen e tyre në Facebook për të gjykuar më lehtë”, reagon klubi i Korabit.

https://www.facebook.com/kfkorabi.al/videos/440004559866129/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *