Ajntrahti i Frankfurtit ka fituar përballë Hanoverit me rezultatin e thellë 4-1. Ndika dhe kroati Rebiç i dhanë vendasve avantazhin e dyfishtë në 10-të minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa De Guzman shënoi golin e tretë në minutën e 59-të. Rebiç bëri gjithçka mirë në krahun e majtë, duke shmangur dy mbrojtës dhe pasoi për holandezin, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte me portën bosh.
Hanover shkurtoi diferencën katër minuta nga fundi. Florent Muslija, i cili debutoi në Bundesligë në minutën e 69-të, shfrytëzoi një pasim të Vud dhe gjeti golin e parë me Hanoverin.
Një kënaqësi e madhe për 19-vjeçarin, i cili luan në krahun e majtë të sulmit. 17 minuta iu deshën 20-vjeçarit, i cili ka luajtur 1 ndeshje me U20 të Gjermanisë, të shijonte golin e parë në kampionatin gjerman.
Joviç shënoi një tjetër gol në minutën e 89-të, duke vulosur përfundimisht fitoren e Ajntrahtit, që arrin fitoren e dytë në kampionat, ndërsa Hanover mban vendin e fundit në renditje me vetëm dy pikë, pas javës së gjashtë.
Ajntraht Frankfurt – Hanover 4-1
(N’Dika 36’, Rebiç 45+1’, De Guzman 59’, Joviç 89’/ Muslija 86’)