VIDEO | Ajaksi “copëton” AEK-un, Bogdani shënon golin e nderit

Ekipi i moshave 19-vjeçarëve të skuadrës së AEK ka pësuar një humbje të thellë  në “UEFA Youth League”, teksa janë mundur rezultatin 8 – 1 në ndeshjen ndaj moshatarëve të akademisë së Ajaksit të Amsterdamit. Golin e nderit për skuadrën greke e shënoi mbrojtësi shqiptar Donald Bogdani në minutën e dytë të kohës shtesë.

Humbje të thellë ka pësuar dhe Jang Bojs, ku luan mbrojtësi Kreshnik Hajrizi. Skuadra zvicerani u mund me rezultatin 6 – 2 nga vendasit e Mançester Junajtid, që treguan se jo më kot cilësohen si një ndër akademitë më të mirë në Angli së bashke me atë të Çelsit dhe Mançester Sitit.

Në ndeshjen midis moshave të Bajernit dhe Benfikës, që përfundoi me rezultatin 2 – 2,  munguan Meritan Shabani dhe Marvin Çuni. Mesfushori Shabani, me shumë gjasa do të jetë i përzgjedhur nga Niko Kovaç për takimin e sotëm të bavarezëve në “Allianz Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online