Bonaventura kalon me sukses operacionin, por kuqezinjtë duhet ta presin gjatë

Dëmtimet i janë kthyer në makth Milanit. Gatuzo është tepër i shqetësuar, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve që ai i konsideron titullar kanë mbushur infermierin dhe një pjesë prej tyre duhet që të qëndrojnë shumë muaj jashtë. Merkato e janarit duket larg për kuqezinjtë që deri në dritaren dimërore duhet të luajnë disa ndeshje të rëndësishme.

Ashtu siç pritej, Xhek Bonaventura i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale sot. Mesfushori ishte vërtetë i pafat pasi nuk mundi që të luante më shumë se 8 ndeshje këtë edicion dhe tani i duhet të presë dhe shumë gjatë për t’u rikthyer në fushat e blerta.

Rreth 9 muaj pritet që të zgjasë periudhë e rikuperimit për 29-vjeçarin, i cili në verën e ardhshme mund të jetë gati për Milanin. Një lajm i keq për tifozët kuqezi, pasi 9 muaj janë vërtetë shumë dhe Bonaventura vështirë se do të jetë i njëjti, duke parë që edhe mosha sa vjen e rritet dhe një periudhë kaq e gjatë larg fushe do të ndikojë në formën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online