VIDEO/ Ahmataj debuton me fitore të pastër, tensione te Luftëtari me tifozët pas ndeshjes

Ahmataj ka debutuar me fitore te Tirana, teksa ka fituar në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-3. Ndeshja u bë edhe më e lehtë për bardheblutë, pasi Prikas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20. Atje do të gabonte Batha nga pika e bardhë, por nuk kaloi shumë dhe ishte Torrasa që gjeti rrugën e rrjetës.

Teksa gjendej në minutat e fundit të pjesës së parë, Ngo është “zgjuar” dhe ka dërguar topin në rrjetë, që praktikisht ishte e boshatisur. Gjithashtu edhe në minutat e fundit të pjesës së dytë do të ishte Hasani që vulosi historikun e takimit. Tre pikë të rëndësishme këto për Tiranën që ngjitet në renditje, ndërsa Luftëtari gjendet në një moment të keq. Menjëherë pas ndeshjes ka pasur edhe tension te bluzinjtë, teksa Fili ka debutuar me disa tifozë. /Sport Ekspres/

 

 

Formacionet zyrtare

Luftëtari: Paiteris, Prikas, Isufi, Demo, Dragoshi, Qato, Rapo, Açka, Vyent, Dushkaj, Fili.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Osmani, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Halili, Ngo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online