Mbyllet me dy kartonë të kuq, Bylisi kërkoi edhe një penallti ndaj Teutës (VIDEO)

Bylisi luajti ndaj ekipit të Teutës ditën e sotme, ku arriti dot të përmbushë “hakmarrjen”, pasi ishin pikërisht durrsakët që i shkaktuan të vetmen humbje në fazën e parë. Ndeshja është mbyllur në paqe në shifrat 0-0, ndërsa vendasit kanë pasur disa mundësi të mira për të gjetur avantazhin. Fati ka qenë në krahun e Teutës, ndërsa për t’u theksuar është edhe ndërhyrja fantastike e Frashërit pas gjuajtjes së Bajramaj. Në minutën e 72 Peposhi ka dalë nga fusha e lojës pasi u ndëshkua me kartonn e dytë të verdhë, teksa bëri një faull taktik.

Në minutën e 76’, Celis rrëzohet në zonë dhe për këtë arsye ka pasur shumë protesta për penallti nga ana e ballshiotëve, megjithëse në pamjet e përsëritura nuk dukej një 11 metërsh i pastër. Por, fakti që Teuta kishte një lojtar më tepër se kundërshtari, i bëri futbollistët e Shkëmbit të sulmonin më tepër për të gjetur golin, duke rrezikuar disa herë portën. Megjithatë Hidi ka bërë detyrën e tij duke e mbajtur rrjetën të paprekur, ndërsa në minutën e 87’ do të ishte traversa që do i vinte në ndihmë pas asaj goditje të Arapit. Gjithashtu me karton të kuq u ndëshkua edhe Todorovski te Teuta në minutat e fundit të lojës. /Sport Ekspres/

Bylis-Teuta 0-0

BYLISI: Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Celis, Hadroj, Guindo.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, E. Vila, Khalid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online