Vllaznia nuk mund të bëj më shumë, Superiorja zbulon një super sulmues te Laçi

Laçi-Vllaznia 3-0 (Naubueze 36′, 52′, Lushkja 60′)

Pas fitores së arritur ndaj Teutës në mesjavë, ekipi i Laçit tregon vazhdimësi me Cungun në krye ndaj Vllaznisë. Forma mjaft e mirë që po kalonin shkodranët nuk u mjaftoi, pasi dolën me humbjen 3-0 nga fusha e kurbinasve. Goli i parë i takimit ka ardhur nga Naubueze që tregohet i jashtëzakonshëm duke goditur nga jashtë zonës dhe topi që shkoi në cepin e portës.

Ndërkohë në minutën e 52 është e njëjta histori. Naubueze merr bukur topin dhe godet nga distanca, duke e ndalur në cepin e portës. Çfarë është ky sulmues? E sigurt është që ka një tjetër kalibër. Një ndeshje e mbyllur dhe pa shumë histori, ndërsa Lushkja ka tundur rrjetën duke mposhtuar Sherrin për të 3-tën herë. Laçi mori kështu një fitore bindëse në shtëpi dhe tashmë po del nga zona e ftohtë në të cilën ndodhej./Sport Ekspres/

Formacionet zyrtare

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Naubueze.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Shtubina, Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online