VIDEO/ “Agjërimi” merr fund me një gol mes këmbëve, San Marino shënon pas një viti e gjysmë ndaj Kosovës

Një humbje 4-1 nuk lë një shije të mirë te një skuadër, por te San Marino gjejnë një motiv për të festuar edhe në një disfatë kaq të thellë. Arsyeja? “Agjërimi” prej një viti e gjysmë ka marrë fund, dhe Kombëtarja e këtij mikroshteti ka gjetur më në fund golin.

Tomasini tund rrjetën vetëm 3 minuta pasi aktivizohet në fushë, duke e kaluar topin mes këmbëve të portierit të Kosovës. Hera e fundit që San Marino linte topin në rrjetën kundërshtare ishte që në nëntor të vitit 2019, kur shënonte kundër Kazaksitanit në një humbje 1-3. Ndërkohë për të gjetur herën e fundit kur kjo Kombëtare duhet kërkuar në vitin 2017, atëherë kur humbin 5-1 me Azerbajxhanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futboltrotters/status/1399798862550872064

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *