Samsunspori bastis Partizanin, pas Eraldo Çinarit kërkon edhe dy titullarë të Ilir Dajës

Transferimi i Eraldo Çinarit në Turqi është një çështje e kryer dhe në ditët në vijim pritet vetëm firma në kontratë. Por klubi i Samsunsporit duket se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe po përpiqet të bastisë Partizanin. Turqit kanë ndjekur nga afër sulmuesin shqiptar dhe kanë pasur kështu mundësinë të njihen edhe me lojtarë të tjerë të “demave të kuq”.

Janë edhe dy futbollistë të skuadrës kryeqytetase që kanë spikatur në sytë e drejtuesve të Samsunsporit. Sipas asaj që raporton “ABC News”, Esat Mala dhe Esin Hakaj janë dy emrat me të cilët klubi turk ka nisur kontaktet dhe dëshiron ti dërgojë në Ligën e Parë. Kjo është oferta më e mirë në tryezë për Malën dhe për këtë arsye gjasat janë që të përgjigjet me një firmë në kontratë, ndërsa të njëjtën rrugë pritet ta ndjekë edhe Hakaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online