Janë mbyllur shumica e ndeshjeve të programuara për ditën e sotme në Bundesligë. Shalke 04 nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi, duke konfirmuar momentin jo të mirë.
Ekipi nga Gelsenkirshen përballej me Frajburgun e Amir Abrashit, i cili u rikthye si titullar dhe luajti për 90 minuta, duke qenë një ndër më të mirët për të tijtë.
Ndërkohë, Lajpcig konfirmohet si fuqi e katërt, ku në transfertën e Shtutgartit ka fituar 1-3 dhe tashmë e sheh veten në kuotën e 41 pikëve. Volfsburgu dhe Hofenhajmi kanë konfirmuar gjithashtu momentin e mirë që po kalojnë, teksa kanë shkatërruar me shifrat 3-0, respektivisht ndaj Mainc dhe Hanover.
Hofenhaim – Hannover 3-0
Shënues: Zhoeliton 4’, Belfodil 14’, Demirbaj 80’
Shalke – Frajburg 0-0
Shtutgart – Lajpcig 1-3
Shënues: Zuber 16’ (pen.) / Poulsen 6’, 74’, Sabitzer 68’
Volfsburg – Mainc 3-0
Shënues: Arnold 4’, Vegorst 70’ (pen.), Knohe 77’