VIDEO/ “A më njeh kush jam?”! Nuk funksionon në Norvegji, rojet  e nxjerrin me forcë Halandin nga lokali

0

Nga Klaudio Ndreca

“A më njeh kush jam?”! Ndoshta në shumë shtete funksionon pozita e njerëzve që janë më të ngritur për të pasur disa privilegje më tepër se të tjerët, por jo në Norvegji. Video që po bën xhiron e botës është mënyra sesi rojet e sigurisë kanë nxjerrë me forcë Halandin nga një klub nate.

Sulmuesi i Dortmundit shkoi në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi, por që nuk po rezultojnë edhe kaq relaks. Të gjitha mediat e kanë publikuar si një skandal të “djalit të mrekullueshëm”, që në video duket se e ka tepruar disi edhe me alkolin.

Ende nuk dihet saktësisht arsyeja e konfliktit dhe përse është nxjerrë jashtë klubit të natës, por Haland ka kërkuar konfrontimin me rojen e sigurisë që guxoi për t’i treguar vendin djaloshit. Menjëherë ndërhyn edhe miqtë e tij që gjendja të mos degradonte më tepër kur dihet impakti që ka Haland në gjithë Europën. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.