“Epic Brozo”/ Policia i heq patentën! Kaloi me të kuq semaforin, ishte i alkolizuar në “Rolls Royse”

0

Telashe për “epic Brozon” në Itali dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për një çështje me klubin e Interit. Kroati e ka tepruar me pijen dhe ka shkelur rregullat teksa ishte duke lëvizur me një “Rollys Royce Cullinan”.

Futbollisti zikaltër kishte kaluar një semafor me të kuq dhe policia i bëri testin e alkolit. Atje doli pozitiv duke e kaluar me pak përqindjen mbi normën e lejuar, por mjaftueshëm sa t’i merrej patenta dhe t’i vendosej gjoba. Gjithashtu edhe makina luksoze i’u nënshtrua ndalimit administrativ, ndërsa ishte e regjistruar në një kompani me qendër në Mynih.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e të premtes dhe të shtunës rreth orës 2:45, në “Piazzale Cantore” ku afër saj është një nga zonat e jetës së natës më të frenkuentuara. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.