“Anatemuat ata që kanë ndërruar jetë”! Gazetari i kthehet Braçes: Mbështete Partizanin, por nuk do ta falnin që i quajte fashist

“A e mbani mend? E morëm titullin duke i’u mundur ju, në shtëpinë tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shumë lart! Ju kurrë nuk do arrini këtë! As në fushë, as në stadiumin tuaj, madje madje as në statistikat e yllit tuaj, tamam atij që i’u numëron gjatë fashizmit, i’u shuan pastaj dhe i’u numëron përsëri këto 30 vitet e fundit. A janë 100 vite këto? Veç keshtu ju dilni fitues!”. Ky ishte reagimi që zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe bëri pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi në shifrat 1-1.

Mbi këto fjalë dhe “thumba” ku diskutohet edhe për brezin e shumë viteve më parë, ka reaguar edhe gazetari sportiv, Dritan Lundra. Duke vendosur theksin në faktin se nuk ka asnjë problem që zëvendës kryeministri i Shqipërisë të mbështesë një ekip, Partizanin, Lundra shprehet se Braçe ka anatemuar personat që kanë ndërruar jetë dhe që nuk mund t’i përgjigjen.

“Te jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi është gjëja më normale. Por anormal është fakti kur ju flisni dhe të tjerët nuk kanë mundesinë të përgjigjen, zoti Zv/Kryeministër. Nuk e kam për vete, se unë flas sa herë të dua, por ata që ju anatemuat nuk kanë gojë flasin, sepse nuk jetojnë më.

Nëse xhaxhai im kampion dhe rekordmen me Tiranën dhe më pas me Partizanin, do ishte gjallë, nuk do të ta falte që e quajte fashist. Gjyshi im ka bërë 2 vjet burg në Ventotene si anifashist, por ja qe ishte tifoz i Tironës dhe nuk besoj se ka ndonjë dosje. Babai po e po me Tironën. Unë se kam fshehur ndonjëherë që kam lindur dhe do vdes tifoz i Tirones.

Nuk besoj se kjo perbën ndonjë krim. Mendoj se eshte dicka normale ashtu sikundër ju jeni i Partizanit. Por në 25 vjet gazetari kurrë në jetën time nuk kam anatemuar asnjë skuadër. Zoti Braçe para se të jeni Zv/Kryeministër, keni qenë gazetar…..respektojeni këtë mision dhe tifon mbajeni për vete”, u shpreh Lundra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online