Është Gatuzo ai që jep “urdhër” për Hysajn, trajneri italian i thotë “jo” Spartakut të Moskës

7 milionë euro në arkat e Napolit dhe 3 milionë të tilla në xhepat e Elseid Hysajt në sezon. Kjo ishte oferta që mbërriti në tryezën e drejtuesve të klubit të kaltër nga Rusia. Spartaku i Moskës kërkonte mbrojtësin shqiptar si përforcim dhe priste një përgjigje nga ana e klubit italian.

Por pavarësisht dilemave të kohëve të fundit, te Napoli duket se nuk dëshirojnë të heqin dorë kaq lehtë nga futbollisti. Në fakt është vetë Xhenaro Gatuzo ai që ka vendosur veton e tij dhe jep “urdhër“ për  moslargimin e Elseid Hysaj.

Gazetari italian, Nikolo Shira, raporton se kreu i pankinës së napoletanëve vlerëson aftësinë e shkodranit për të qenë fleksibël taktikisht, duke luajtur si në krah të majtë, ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes. Për këtë arsye Spartaku i Moskës ka marrë një “jo“ si përgjigje dhe tashmë duhet të hedhin sytë tjetërkund në treg për të plotësuar linjën e djathtë të mbrojtjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online