VIDEO/ “10 flakë”! Si “Lionel Mesi” në Superiore, Agim Ibrahimi është “tërbuar” me Dinamon

Agim Ibrahimi ishte afrimi brend i Kukësit në sezonin e shkuar. Një emër që ishte kërkuar prej kohësh në elitën e futbollit shqiptar dhe u bind vetëm nga verilindorët për të qenë pjesë e Superiores. Por në atë skuadër gjatë kampionatit që lamë pas nuk shkoi asgjë. Ibrahimi e bëri sërish diferencën, por puna e tij nuk mori vëmendjen e duhur pasi Kukësi nuk po merrte rezultate pozitive.

E kundërta po ndodh me Dinamon, të paktën në miqësoret e zhvilluara dhe në ndeshjen e parë ndaj Kastriotit. Ibrahimi e mbajti mbi shpinë “10 flakë” dhe dukej si “Lionel Mesi” në Superiore. Pasime me ngritje topi për të dhënë spektakël dhe gjetje e korridoreve me gjenialitetin e lartë që dëshmojnë diferencën e madhe nga të tjerët.

Kështu do të vinte edhe goli i dytë nga Cinedu, që me realizimin e tij nuk i la asgjë mangut spektaklit që po ofronte Ibrahimi. Qershia mbi tortë do të ishte minuta e 32 ku Ibrahimi erdhi me të majtën impresionuese nga distanca, ndërsa topi shkoi fare ngjitur me shtyllën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online