Intervista për “Sport Ekspres”/ I dha medaljen e arit Kosovës, flet “luftëtari Berisha”: Do jem gati për të mirët në UFC

Kosova mori pjesë në kampionatin botëror të lojërave të ndryshme në Çeki. Ashtu si në Lojërat Olimpike, Kosova fitoi një medalje ari në sportin e MMA. Ishte 20 vjeçari, Arlind Berisha ai që ngriti përsëri flamurin e Kosovës në majën e botës.

Menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror, “Sport Ekspres” intervistoi 20 vjeçarin Arlind Berisha ku mësuam më shumë rreth jetës dhe të ardhmes së tij, për t’u njohur edhe me objektivat që luftëtari në fjalë i ka vendosur vetes.

Përshendetje Arlind Berisha. Faleminderit që pranuat ftesën për një intervistë. Në cilin shtet jetoni, sa vjeç jeni dhe sa vite keni që merreni me MMA?

Përshëndetje, faleminderit ju për ftesën. Unë jam 20 vjeç dhe aktualisht jetoj në Norvegji. Merrem me sportin e MMA dhe jam pjesë e tij prej 3 vitesh.

Cili është drejtimi juaj primar? Jeni një luftëtar që pëlqen luftën në këmbë (striker) apo në tokë (grappler/ërestler)

Drejtimi im primar është MMA, kam qejf që t’i përziejë stand up dhe grappling. Më pëlqen që ta mbyll ndeshjen me KO ose subbmisen.

Ju përfaqësuat Kosovën në Kampionatin Botëror të MMA në Çeki duke fituar medalje ari në peshat e rënda. Sa e vështirë ishte të dilje triumfues?

Kam punuar shumë që të mbërrijë në këtë moment, jam përgatitur shumë që të duket i lehtë suksesi në kampionatin botëror, megjithëse nuk ishte i leht.

Cili është qëllimi kryesor pas fitimit të medaljes së arit. Ndoshta një debutim në Bellator ose UFC?

Qëllimi im pas medaljes së arit është që të kem sa më shumë eksperiencë, të zhvilloj ndeshje edhe kur të vijë koha që të jem gati për t’u ndeshur me luftëtarët më të mirë në UFC.

Në profilin tuaj keni fotografi me Ilir Latifi dhe Khamzat Chimaev. Çfarë këshille të dhanë kur u takuat?

Iliri dhe Khamzati më kanë thënë të njëjtat fjalë. Më kanë thënë se duhet të bëjë më shumë ndeshje dhe koha do të vijë, unë duhet të jemi gati. Thjeshtë nuk duhet të nxitohem. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online