FOTO | Nga Barcelona tek Lion, zbuloni katër akademitë më të fuqishme  

Sot në botë drejtuesit e klubeve e kanë kuptuar se si duhet të funksionojnë gjërat. Normalisht që shumë prej atyre që ndodhen në krye të skuadrave janë biznesmenë dhe e shohin me një tjetër sy nga tifozët, menaxhimin e një klubi. Synimi është një: prodho dhe më pas shit! Shumë skuadra e ndjekin këtë politikë, duke mos u shqetësuar në fitojnë tituj apo marrin pjesë në Europë, pasi të ardhurat sa vijnë e shtohen dhe përmes kësaj rruge, megjithatë ka dhe skuadra që i bëjnë të dyja, janë në tregun e shit-blerjes, por dhe fitojnë pa fund.

Më poshtë do të ju sjellim katër formacione të Barcelonës, Lionit, Shalkes dhe Atletikos së Madridit, me lojtarë të rritur tek akademitë e tyre. Lion dhe Shalke ndoshta sot me këto formacione do të ishin pretendentë seriozë në Champions.

Barça është skuadra që punon shumë me akademinë dhe më shumë se për t’i shitur kujdeset që të ketë sukses. Në formacionin e lojtarëve që kanë ardhur nga akademia nuk mungojnë “yje” si Mesi, Iniesta, Pike etj.

Në Spanjë veç Barçës me akademinë punon shuam dhe Atletiko e Madridit. Koke, Saul, De Gea, Morata dhe Torres janë rritur tek madrilenët.

Shalke në Gjermani duhet veçuar për numrin e lojtarëve që ka rritur e më pas janë shitur për shuma të konsiderueshme. Mund për përmendim këtu portierin Nojer, apo dhe Draksler, Sane e Ozil.

Në vend të katër është Lioni, i cili po ashtu ka nxjerrë yje, pasi mjafton që të përmendim emra si Toliso, Benzema, Lakazet dhe apo dhe Fekir.

Më pas vijnë Sporting ku ka dalë Ronaldo, Ajaksi, Bajerni, Reali, Benfika dhe në venin e dhjetë Monako, ku së fundmi spikati Kilian Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online