Vidal bëhet enigmatik, “thumbon” në Instagram Valverden?

Arturo Vidal nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona. Mesfushori kilian që në gusht e shtator ishte pjesë e formacionit titullar, tani nuk po merr minuta të bollshme me katalanasit dhe mediet në Spanjë aludojnë prej javësh marrëdhëniet midis tij dhe trajnerit Valverde janë në gjendje kritike.

Sikur të mos mjaftonin lajmet e gazetave e portaleve, ka qenë vetë futbollisti ai që i “ka hedhur benzinë zjarrit” me një foto në rrjetin social “Instagram” ne përshkrimin e secilës thuhej: “Është e kotë të luftosh me Judat, pasi në fund ata varin veten”.

Vidal siç duket i ka thërritur mendjen disa minuta më vonë, por ishte tepër vonë, pasi lajmi kishte marrë dhenë. Momentalisht mendohet se ai postim ka qenë një mesazh i koduar për trajnerin Valverde, por ekziston dhe mundësia gjithçka të ketë lidhje me një polemikë që ka ndodhur në kombëtaren e Kilit disa muaj më parë, midis tij dhe portierit Klaudio Bravo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online