“Vetëm shpejtësia e ndan nga Ronaldo fenomeni”, në Angli vazhdojnë shkrimet për Armando Brojën

Armando broja është kthyer në një emër që mund të premtojë shumë për të ardhmen. I aktivizuar në të gjitha grupmoshat e Chelseat, golat e tij kanë treguar shumë për vlerën e këtij sulmuesi. Megjithëse vetëm 18 vjeç, i vetmi objektiv i parealizuar për të te blutë e Londrës është debutimi me ekipin e parë. Por edhe kjo nuk duket të jetë e largët, të paktën kështu tregojnë mediat në Angli, duke parë atë çfarë Broja jep në fushë çdo javë si dhe besimin e madh të shfaqur nga Lampard për të rinjtë e akademisë.

Në një shkrim për “The Athletic”, gazetari britanik Simon Johnson, i kushton një artikull të plotë talentit shqiptar. Sulmuesi 18-vjeçar që pritet të ndjekë hapat e Tammy Abraham te Chelsea, ndërsa është rritur duke pasur idhull fenomenin Ronaldo. Kështu ka zgjedhur gazetari të tregojë për shqiptarin që po rrëmben vëmendjen në Angli me rrjetat e tundura. Por referuar Johnson, e vetmja pikëpyetje mes Brojës dhe Ronaldos qendron te shpejtësia, megjithëse shumë sulmues ia kanë dalë të korrin sukses edhe pa të./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online