Ekskluzive/ Trajnerit të Flamurtarit i ofrojnë stolin në Greqi, Troisi vendos për ofertën e bërë

Marcello Troisi mori në dorë drejtimin e stolit të klubit të Flamurtarit pak kohë më parë. Pavarësisht gjendjes së vështirë në të cilën vlonjatët ndodhen, ku rënia në Kategorinë e Parë duket e pashmangshme, braziliani do të shprehej se i pëlqeu projekti i Flamurtarit dhe për këtë arsye pranoi detyrën e re me ta.

Por së fundmi duket se trajnerin brazilian e kërkojnë në shtetit fqinj të Greqisë, ku edhe ka pasur eksperienca të mëparshme në këtë detyrë. Burime të “Sport Ekspres” konfirmojnë interesimin nga vendi helen për Troisin. Ky i fundit mësohet të ketë folur me drejtues të klubit grek, por propozimi i shtruar për të nuk e ka kënaqur. Kështu palët nuk kanë arritur një marrëveshje, teksa trajneri aktual i Flamurtarit nuk ka dhënë dritën jeshile për të shkuar drejt firmës në kontratë për shkak se ajo çfarë iu ofrua nuk ishte ajo çfarë vetë Troisi dëshironte./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online