Flamurtari nuk e kapërdin dot eleminimin dhe fajëson arbitrat, Troisi: Të vendoset VAR-i

0

Flamurtari nuk ka arritur do të që të bëjë më mirë as në Kupën e Shqipërisë. Vlonjatët janë eleminuar në fazën e 1/8-ave nga Vllaznia. Ndeshja e parë do të përfundonte në barazim 2-2, ndërsa në takimin e sotëm shkodranët morën një fitore 0-2 në transfertë. Para disa kohësh trajneri Troisi do të shkaktonte habi e deklaratën e tij se kishte si synim Kupën, por rrugëtimi i tyre ka përfunduar këtu.

Megjithatë, te Flamurtari nuk mungojnë akuzat për arbitrin e ndeshjes, sa i përket penalltisë që më pas u konvertua në gol nga sulmuesi Junior. Kjo ka bërë që klubi të reagojë në faqen e tyre zyrtare në “Instagram”, duke kritikuar vendimin e gjyqtarit për të akorduar 11 metërsh në favor të kundërshtarëve.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri i Flamurtarit, Marcello Troisi, që në rrjetin e tij social në “Facebook” shprehet se ky gabim i sotëm ka ndryshuar edhe mendimin e tij në lidhje me VAR-in. Braziliani shprehet se ka qenë gjithnjë kundër teknologjisë në futboll, por nisur nga ngjarja e sotme kërkon vendosjen e sistemit VAR në Shqipëri./Sport Ekspres/

Reagimi i trajnerit Troisi:

Reagimi i klubit të Flamurtarit:

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.