Vetëm dy ndeshje, Kukësi “djeg” mbrojtësin

Kukësi po përgatit sfidën e dyfishtë përballë Karabakut në turin e dytë kualifikues të Champions League dhe, në rast eliminimi, megjithatë ka siguruar turin e tretë kualifikues të Europa League.

Verilindorët do të luajnë ndaj skuadrës së Ansi Agollit më 25 korrik në “Loro Boriçi” (ndeshja e parë), por do të mungojë Vangjel Zguro, mbrojtësi i transferuar këtë verë nga skuadra e Kamzës, ku luante sezonin e shkuar.

Pas dy ndeshjeve me ekipin e Valetës, në turin e parë kualifikues, mbrojtësi pogradecar do të mungojë, jo vetëm për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e fundit, ndaj maltezëve (mori të kuq nga stoli, gjatë festimit për golin e barazimit), por edhe sepse, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, klubi ka marrë vendim për ta lënë jashtë listave të Champions dhe Europës.

Praktikisht, pas vetëm dy ndeshjeve, Zguro nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë në sfidat ndaj Karabakut (duhet të mungonte vetëm në atë që do të luhet në Shkodër), por edhe në ato të Europa League, në rast se verilindorët nuk kalojnë Karabakun.

Një lënie jashtë listës që ka aromën e një lamtumire për futbollistin, teksa në të majtë të mbrojtjes pronari mbetet Rrumbullaku, i cili ishte me valixhe në duar, në pritje të ofertave nga jashtë, por që asgjë nuk ka ndodhur në këtë aspekt.

Ai shkëlqeu ndaj Valetës, edhe pse me shumë pak stërvitje me grupin, pasi ishte ndër të fundit që iu bashkua verilindorëve.

Sa i përket Zguros, ndoshta kartoni i kuq i marrë në Maltë mund të ketë ndikuar në këtë vendim të klubit për ta lënë jashtë listës evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online