Nga Karabaku te Kukësi e Laçi, Bulku “zbërthen” Europën e shqiptarëve

Kukësi dhe Laçi të kualifikuara në turin e dytë, Partizani dhe Luftëtari në shtëpi. Të gjithë do të dëshironin që bilanci i ekipeve shqiptare në Europë të ishte më pozitiv, duke nisur nga ish-mesfushori i Kombëtares, tashmë pjesë e stafit teknik të kuqezinjve, Ervin Bulku. “Do të kisha shumë dëshirë që të gjitha skuadrat shqiptare jo vetëm të kalonin një tur, pse jo të luanin edhe në fazën e grupeve”, fjalët e ish-kapitenit të Tiranës, që vazhdon: “Do ti shërbente futbollit shqiptar, për të forcuar financat e të gjitha skuadrave dhe për të patur mundësi të afronin lojtarë sa më cilësorë, që edhe kampionati të ishte më i fort”. Në karrierën e tij brilante, përveç një dekade me ngjyrat bardheblu, Bulku ka luajtur edhe në Ukrainë, Kroaci, Iran dhe Azerbajxhan. Pikërisht nga aventura te AZAL Baku, ish-mesfushori e njeh mirë Karabakun, ekipin e mikut Ansi Agolli, rivalët e Kukësit në turin e dytë të Champions-it.

Bulku, Karabakun e ke patur rival, çfarë mund të na thuash për këtë klub që në vitet e fundit ka dominuar futbollin azer?

Në 5-6 vitet e fundit Karabaku ka dominuar futbollin në Azerbajxhan, sepse më parë ka qenë Neftçi Baku. Karabaku ka një grup solid lojtarësh, në 3-4 vitet e fundit kanë kaluar turet e ndryshme në Europë, duke arritur edhe në fazën e grupeve të Champions. Kukësi do ta ketë shumë të vështirë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë, sepse e pamë edhe në Kupën e Botës që skuadrat e vogla i kanë mposhtur të ashtu quajtura të mëdha. Do të jetë një sfidë e fortë, edhe pse Karabaku niset i favorizuar.

Luajte një sezon te AZAL, çfarë kujton nga ajo periudhë dhe si e shpjegon rritjen kaq të madhe të futbollit në Azerbajxhan?

Në vitin 2012 kur isha pjesë e AZAL-it, ai ishte viti më i suksesshëm i këtij klubi. Morëm pjesë në kupat e Europës, ku luajtëm ndaj Dinamos së Minskut. Rritja e futbollit azer vlen në veçanti për Karabakun dhe Gabalën, sepse ato janë paraqitur mirë në kupat e Europës duke marrë pjesë edhe në grupet e Champions dhe Europa League.

Cila është pika e fort e Karabakut?

Pika e fort e Karabakut është se ka të njëjtin bosht lojtarësh prej 5-6 vitesh dhe e ndryshon fare pak ekipin. Pjesa më e madhe janë futbollistë nga Azerbajxhani, të cilët luajnë edhe në Kombëtare. Po ashtu edhe trajneri është një prej emrave më të spikatur të futbollit azer, ku është golashënuesi më i mirë i historisë dhe që punon prej shtatë vitesh në krye të stolit.

Cila mendon se është arsyeja e dominimit të Karabakut në këto vite dhe si e sheh në raport me Kukësin?

Padiskutim që ana financiare koordinohet me anën teknike dhe me menaxhimin shumë të mirë të skuadrës. Presidenca, trajneri, stafi apo drejtori sportiv kanë qëndruar të pandryshuar gjatë gjithë këtyre viteve shumë të suksesshme. Më parë skuadrat e Azerbajxhanit nuk i kalonin dot turet në Europë dhe as që mund ta mendonin të luanin në fazën e grupeve. Drejt suksesit ndërthuren të gjithë ato komponentë, si financiarë, menaxhues dhe teknikë. E njëjta gjë është edhe me Kukësin, me presidentin Gjici që ka investuar shumë dhe është shumë i suksesshëm. Por, diferenca e vetme është se azerët ndryshojnë pak, vetëm një apo dy lojtarë gjatë këtyre viteve. Në anën tjetër, Kukësi ka bërë shumë ndryshime si në rang drejtuesish, ashtu edhe në skuadër. Presidenti Gjici duhet të mendojë që mos ta ndryshojë kaq shumë boshtin e skuadrës. Këtë na e konfirmon edhe futbolli ndërkombëtar, ku ekipet më të suksesshme janë ato që e ndryshojnë pak boshtin e ekipit.

Image result for ervin bulku

Te Karabku luan edhe Ansi, miku yt nga koha e Tiranës dhe në Kombëtare. I befasuar nga jetëgjatësia e tij si në aspektin sportiv, ashtu edhe te Karabaku për kaq shumë vite në skuadër?

Me Ansin jemi rritur, kemi kaluar shumë vite si te Tirana, në ekipin Kombëtar apo edhe në Ukrainë ku kemi luajtur bashkë. Të gjithë e njohin marrëdhënien tonë shoqërore, miqësore dhe familjare, por nuk është e rastësishme, që Ansi ka bërë kaq mirë. Edhe Agolli ka meritën dhe pjesën e tij në ecurinë kaq të suksesshme të Karabakut, në dominimin e këtyre viteve në kampionat, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Nga skuadrat shqiptare cila të ka surprizuar në këtë edicion të Europës? Çfarë të ka befasuar për mirë dhe në anën tjetër që nuk të ka lënë shije të mirë?

Padiskutim që surpriza e madhe është Laçi, skuadër të cilës iu larguan disa lojtarë dhe afroi 2-3 futbollistë të rinj të moshës 18-19 vjeçare. Kanë bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, duke eliminuar një skuadër si Anorthosis, klub me buxhet mjaft të lart dhe që ka marrë pjesë në grupet e Europa League. Në anën tjetër zhgënjim ishte ekipi i Luftëtarit, duke qenë se kur u hodh shorti u mendua se Kukësi dhe gjirokastritët kishin shanse të mira të kualifikoheshin. Paraqitje të mirë ka bërë edhe Partizani, pavarësisht se shorti i vendosi përballë një skuadre të fort si Maribori. Në ndeshjen e parë zhvilluan një lojë shumë të mirë, ku edhe mund të barazonin apo të meritonin diçka më tepër, sepse i krijuan mundësitë gjatë lojës.

Image result for ervin bulku

Sa shanse ka ky Kukës përballë Karabakut?

Me formën që ka treguar Kukësi në turin e parë, mendoj se është larg skuadrës që jemi mësuar ta shohim në kampionat, apo edhe në edicionin e kaluar të Champions ndaj Sherifit, ku rivalët kaluan me fat. Kundër Valetës u kualifikuan me shumë fat. Me ndryshimet e shumta në ekip, lojtarët e afruar ende nuk po gjejnë veten, sepse nevojitet pak kohë që ata të harmonizohen me pjesën tjetër të grupit. Gjithsesi nuk mund të përcaktohet një përqindje për shanset e kalimit të turin. Urojmë që edhe Kukësi të na bëjë një surprizë të bukur si ajo që na dhuroi Laçi.

Intervistoi: Blerim Jahaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online