E bujshme, Barcelona “i anulon” avionin blerjes së Romës!

Duhet të mbërrinte sonte në “Ciampino” me avionin privat, por siç duket, Roma do të duhet të presë ose të humbë përfundimisht brazilianin e Bordosë, Malkom.

Sipas “Sky”, klubi francez ka tërhequr autorizimin e shitjes te verdhekuqtë, pra për gati 35 mln euro dhe pas kësaj fshihet Barcelona, që ka prezantuar një ofertë edhe më të lartë për “zhirondinët”…

Një lajm i bujshëm, pasi në Romë ishin përgatitur për vizitat mjekësore dhe, madje, të dy klubet, kanë anonçuar transferimin dhe arritjen e akordit.

Madje, zëra flasin edhe për një ndërhyrje të Milanit, në sajë të Leonardos, që i ka telefonuar futbollistit. Një mister që pritet të zgjidhet sonte në mbrëmje vonë ose ditën e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online