Ilir Daja e nisi mjaft mirë kampionatin me Flamurtarin e tij, por që pas humbjes me Skënderbeun paraqitjet kanë ardhur në rënie. Kuqezinjtë kanë mundur që të marrin vetëm 4 ndeshje në 5 takimet e fundit në kampionat dhe normalisht që nuk janë në një moment aspak të mirë, edhe pse ndodhen të pestit në klasifikimin e përgjithshëm.
Në Kamzë, vlonjatët ju afruan fitores, por në minuta e fundit u “dorëzuan”, pasi skuadra nga periferia e kryeqytetit jo vetëm që barazoi por në sekondat e fundit mund dhe të kishte marrë fitoren. Në fund nuk ishte e vështirë që të shihej dëshpërimi i trajnerit Ilir Daja.
Timonier kryeqytetas zgjodhi që të qëndronte tek pankian e tij dhe pas ndeshjes, deri në momentin që mbaroi dhe prononcimet për shtyp. Pushimi duket se ka ardhur në momentin e duhur për vlonjatët të cilët duhet të mendojnë me qetësi, ashtu si Daja pas ndeshjes, se çfarë nuk po shkon, që ekipi nuk po arrin të marrë dot rezultatet që pretendon.