Vetëm 2 mijë tifozë në prezantimin e Paulinjos, tifozët nuk e duan!

Mesfushori brazilian Paulinjo Bezerra është blerja e parë e Barcelonës “post Nejmar”. Ai është prezantuar dje nga presidenti Josep Maria Bartomeu. Ai ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me gjigantët spanjollë dhe do të mbajë fanellën me numrin 15. Për afrimin e tij nga Guanzhu Evergrande, Barcelona ka paguar plot 40 milionë euro, që sollën dhe përplasjen mes tifozëve dhe presidentit Bartomeu për përfitime financiare personale. Nuk duhet harruar se msfushori 29-vjeçar është blerja e pestë më e shtrenjtë në historinë e klubit blaugrana.

 Pasi është prezantuar përpara tifozëve ai ka folur dhe për mediat duke mos e fshehur lumturinë e tij për firmën me gjigantët spanjollë. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë numri shumë i paktë i tifozëve të pranishëm në momentin e prezantimit të brazilianit.


Vetëm 2 mijë tifozë në një stadium si “Camp Nou” me 98 mijë vetë. Krejt ndryshe nga Nejmar për shembull që mbushte stadiumin. “Ky është një moment shumë i veçantë për mua. Dua të falënderoj klubin që ka bërë shumë sakrifica për të më sjellë këtu. Shpresoj t’ia shpërblej me ndeshje të mëdha“.

Shpërthen ironia – Prezantimi i Paulinjos nuk ka kaluar pa u vënë re. Rrjetet sociale kanë shpërthyer në ironi, teksa braziliani ka tentuar të bëjë palexhot e zakonshme me topin gjatë prezantimit. Ai ka hasur disa vështirësi dhe në mediat sociale kanë qenë të pamëshirshëm me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online