Vështirësitë nuk e trembin asnjëherë, Nuri Seferi premton mbrëmje të paharrueshme ndaj boksierit rus

Pas Robin Krasniqit një tjetër luftëtar shqiptar është gati të bëjë krenar shqiptarinë. Nuri Seferi ka lajmëruar se do të hyjë në ring në datën 31 tetor, ku do të synojë fitoren përballë një boksieri mjaft të vështirë si Murat Gasiev. Pavarësisht se koha e përgatitjes së duelit do të jetë e shkurtër dhe se diferenca mes moshave të dy boksierëve është e madhe, Seferi e ka pranuar përballjen dhe premton një punë të palodhur për t’i dhuruar një fitore të gjithë shqiptarëve.

Sfidat asnjëherë nuk e kanë trembur “Tajsonin shqiptar“, madje përkundrazi, e joshin t’i pranojë dhe t’i shkojë deri në fund. 43-vjeçari njofton për duelin në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram“, ku kërkon edhe mbështetjen e gjithë tifozëve të tij kuqezi. Seferi numëron plot 41 fitore në karrierën e tij, ndërsa kundërshtari 29-vjeçar mbart me vete 26 të tilla, si dhe humbjen e ka provuar vetëm një herë përgjatë karrierës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online