Mosha bën të vetën, Kielini lë shiritin e kapitenit pas vetëm 18 minutave kundër Dinamos së Kievit

Xhorxho Kielinit i është dashur të heqë shiritin e kapitenit për ta kaluar në krahun e Leonardo Bonuçit në ndeshjen e sotme kundër Dinamos së Kievit. Mosha duket se bën të vetën se 36 vite mbi supe janë një peshë e madhe për t’u mbajtur për një futbollist. Mbrojtësi italian ka pësuar një lëndim muskulor, që e ka bërë të lërë fushën pas vetëm 18 minutave lojë.

Një Champions i nisur në mënyrën që Kielini nuk do e kishte dëshiruar asnjëherë. I pamundur të vazhdonte më tej përballjen kundër Dinamos së Kievit, mbrojtësi i Juventusit kthehet menjëherë drejt Pirlos dhe me shenjë i kërkon zëvendësimin, duke i lënë kështu vendin turkut Merih Demiral për pjesën tjetër të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online