Frederik Veseli dhe Empoli i tij nuk janë në një pozitë aspak komode, kjo për faktin se kanë grumbulluar vetëm 5 pikë pas 8 javësh në Seria A. Edhe pse skuadra nuk po bën mirë, Veseli është një titullar fiks dhe këtë edicion ka zhvilluar 6 ndeshje nga fillimi.
Empoli nuk mundi që të bënte rezistencë ndaj Romës, duke u mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 në ndeshjen e fundit. Mbrojtësi kuqezi ka komentuar rezultate e fundit duke theksuar se ndaj kryeqytetasve skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe
“Bëmë një ndeshje të mirë edhe pse në fund humbëm sërish. Pavarësisht kundërshtarëve që kemi ne përballë, mund të bëjmë mirë kundër kujtdo. Ne mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë. Me durim them se do të kemi dhe rezultatet që duam”.