Bogdani: Unë ndryshe nga Panuçi, trajneri të jetë më i qetë

Tre ndeshje, ndaj kundërshtarëve shumë të vështirë, por një element në favor: favori fushë! Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Erjon Bogdani do të luajë kundër Ukrainës (më 10 tetor), Sllovakisë (13 tetor) dhe Norvegjisë (16 tetor). Në programin “Zona Gol” në “SuperSport”, trajneri Bogdani foli rreth këtij kompeticioni.

“Emocionet te trajneri nuk duhet të ekzistojnë, sepse nuk duhet t’i transmetojë te futbollistët. Të mërkurën, të shtunën dhe të martën kemi tre ndeshje shumë të vështira dhe duhet të japim maksimumin. Kam besim te ky grup, sepse dhjetë lojtarë ishin pjesë e ekipit të vjetshëm dhe kanë fituar eksperiencë. Besoj që këtë vit do të paraqitemi edhe më mirë. Ukraina është një skuadër e vështirë, do të luajmë shanset tona ndaj Sllovakisë dhe Norvegjisë”.

“Lojtarët me të ardhme? Nuk është mirë të përmendim emra, megjithatë mund tju veçoj sulmuesin e Tiranës, Muçi, i cili po paraqitet shumë mirë dhe shpresojmë që të bëjë të njëjtat paraqitje edhe në Kombëtare si në ekipin e tij”.

Një vit më parë, 19-vjeçarët e Shqipërisë humbëm me Ukrainën dhe Malin e Zi në ndeshjet e para, ndërsa u shpërfytyruan ndaj Norvegjisë në ndeshjen e tretë, ku u mposhtën 7-1. Trajneri tha: “Jam i bindur që do ti përmirësojmë rezultatet e vjetshme. Luajtëm kundër Ukrainës dhe Norvegjisë, dy ekipe shumë të forta, të cilat u renditën në vendet 3 dhe 5 në Europë, duke fituar të drejtën për të luajtur në Botëror. Ishin vërtetë shumë të forta dhe shumë lojtarë luajnë në ekipet e para”

Thirrja e lojtarëve në Kombëtare, menjëherë sapo ata largohen nga kampionati shqiptar ishte një tjetër çështje e komentuar nga trajneri i kuqezinjve të vegjël. Një problematike që lidhet me ekipin “A” të Panuçit, ndërsa në ekipet e moshave situata ndryshon.

“Unë nuk e kam si problem. I kam ndjekur shumë ndeshjet e të rinjve në Shqipëri dhe ndeshjet e ekipit të parë. Ata që luajnë te U-19, pjesa më e madhe aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe stërviten me ekipet e para, aty ku përgatitjet janë më cilësore”, tha Bogdani.

“Shqipëria në Izrael? Është ndeshje shumë e vështirë dhe delikate. Në Elbasan Arena Izraeli mu duk një ekip shumë i mirë, ku kishte raste për të shënuar, por në fund ne fituam. Varet nga rezultati që do të kërkojmë në atë ndeshje dhe të shohim ku do të renditemi në këtë grup”.

“Panuçi i shqetësuar? Në këtë grumbullim duhet të jetë më i qetë, edhe sepse lojtarët kanë më teopër minuta në ekipet e tyre. Në grumbullimet e mëparshme, shumica e lojtarëve nuk luanin në skuadrat e tyre dhe ky ishte një problem shumë i madh. Nëse nuk luan aty ku stërvitesh, është shumë e vështirë të mbash ritmin, sidomos në Kombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online