Veseli merr dhuratën për ditëlindje: I lumtur, edhe mbrojtja luajti ndryshe

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, ka mbushur 26 vjeç dhe në RTSH ka falënderuar skuadrën për dhuratën, ndërsa ka analizuar fitoren ndaj Uellsit.

“Falënderoj skuadrën për fitoren, ishte një dhuratë e bukur për ditëlindjen. Besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekim, kemi luajtur mirë, përveçse fituam.

“Mbrojtja? Sidomos në pjesën e dytë ishte më solide, sepse në të parën vuajtëm pak. Luajtëm më të tërhequr, nuk u ngjitëm lart si mbrojtje, duke bërë më shumë presion në mesfushën tonë, ndryshe nga ndeshjet e fundit.

“Vendosja e preferuar? Unë nuk kam problem, luaj në mbrojtje me 3 ose me 4 lojtarë, në qendër ose në krah. Mundohem të bëj sa më mirë, sipas asaj që më kërkon trajneri, për të ndihmuar veten dhe ekipin. Forma fizike? Kam pasur një shqetësim të lehtë, por sa më shumë të luaj, aq më mirë është për mua dhe për Empolin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.