Veseli me trajner të ri, Empoli zyrtarizon Iakinin

Empoli i Frederik Veselit nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A, pasi e sheh veten mjaft të rrezikuar për të rënë në Serinë B. Aktualisht ndodhet në vendin e 18-të, në kuotën e 6 pikëve, 3 pikë më pak se Bolonja e Udineze, të cilat janë jashtë zonës së rrezikut.

Gjithsesi, rezultatet e fundit të klubit toskan kanë bërë që drejtuesit të shkarkojnë trajnerin Aurelio Andreacoli. Ditën e sotme në një komunikatë zyrtare Empoli ka bërë me dije se trajneri i tyre i ri do të jetë Xhuzepe Iakini. Një trajner me mjaft eksperiencë në Serinë A, për sa i përket qëndrimit mes më të mirëve.

Veseli ndërkohë, duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe pas dy ndeshjesh mungesë, ishte në stol në sfidën e fundit ndaj Napolit. Ndeshja e ardhshme për ekipin e Empolit do të jetë ndaj Udinezes në shtëpi, në një sfidë direkte, ku mbrojtësi i kombëtares tonë pritet ta nisë si titullar ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online