Vërshëllima për Moratën, mbrojtësi i Spanjës bën parashikimin: Do shënojë 3 gola ndeshjen tjetër dhe u mbyll gojën

Spanja e ka dominuar takimin kundër Suedisë, por nuk ka arritur që të marrë më tepër sesa barazimi pa gola. Ky ishte verdikti i një ndeshje që ka folur vetëm për ekipin e Enrique. Futbollistët spanjollë nuk do të arrinin që të shfrytëzonin mundësitë e tyre, ndërsa barrë e përgjegjsisë e mban edhe sulmuesi Alvaro Morata.

Për këtë të fundit ka pasur shumë vërshëllima në fundin e takimit. Mbrojtësi i Spanjës dhe që është pjesë e Manchester City, Laporte, do t’i dilte në mbrojtje pas ndeshjes: “Nuk ka fare dyshime për Moratën. Është e vërtetë që nuk kishte sukses sot, por në ndeshjen tjetër do të shënojë tre gola dhe do t’u mbyll gojën të gjithëve”, ka thënë Laporte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online