Kumbulla i pafat kundër Fiorentinës, mbrojtësi shqiptar largohet nga fusha mes dhimbjeve

Fati i keq e ka përndjekur Marash Kumbullën mbrëmjen e sotme. Paraqitjs e tij në fushë ka qenë sërish e mirë, por mbrojtësi shqiptar është detyruar të lërë fushën përpara kohe. Një dëmtim i pësuar në minutën e 77-të të takimit ka bërë që Juriç të mos shohë zgjidhje tjetër dhe ta nxjerrë nga loja.

Kumbulla ka lënduar dorën e tij dhe mes dhimbjeve që e kanë shoqëruar i ka lënë vendin në fushë Empereur. Por me largimin e tij ka ardhur edhe goli i barazimit për Fiorentinën, që në minutën e 96-të i dërgon shifrat në 1-1. Ndërkohë mbetet për t’u parë se në çfarë shkalle qendron dëmtimi i Marash Kumbullës, në mënyrë që të mësojmë edhe momentin kur do e shohim sërish në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online