“Vepër e madhe për kuksianët”, Safet Gjici i gëzohet stadiumit të ri: Vitin tjetër sjellim titullin këtu

Safet Gjici ka dhënë një intervistë për emisionin “Procesi Sportiv”. Presidenti i Kukësit ka treguar datën kur do të inagurohet stadiumi i ri i klubit. Verilindorët do të kthehen më në fund në shtëpinë e tyre në ndeshjen e ditës së shtunë, ku do të përballen me Laçin. Gjici më pas është ndalur te ecuria e skuadrës së tij, duke shprehur pakënaqësinë e tij me rezultatet e dy fazave të fundit.

“Është një vepër shumë e madhe për kuksianët. Ju e dini mirë që është sezoni i katërt që ne luajmë jashtë. Nuk kemi lënë fushë pa provuar në gjithë stadiumet e Shqipërisë. Kështu që më në fund erdhëm dhe ditën e shtunë inagurojmë stadiumin tonë, shtëpinë tonë. Është një vlerë e shtuar jo vetëm për kuksianët, por për të gjithë futbollin në Shqipëri sa i përket impiantëve. Është një stadium me standarte europiane. Kështu që mendoj që padiskutim, kuksianët janë mirënjohës për këtë investim që ka bërë qeveria dhe Federata.

Dy fazat e para ishim shumë “ok“. Por siç duket nuk shkoi diçka në merkaton e janarit. Nuk e kuptoj pse janë këto rezultate. Jo për të justifikuar lojën e Kukësit, por edhe stadiumi në fakt ka qenë një nga faktorët që rezultatet e Kukësit kanë qenë të dobëta. Ne duhet të synojmë këtë vit Europën, sepse kampionati është mbyllur tashmë, pastaj vitin tjetër ta fitojmë mbarë në stadiumin e ri për të pasur objektiv titullin kampion. Besoj se do e arrijmë. Klubi ka menduar të bëjë merkato të fuqishme në merkaton e verës. Besoj që do ketë një ekip konkurues, solid për të konkuruar denjësisht dhe për ta sjellë edhe njëherë titullin në Kukës. Unë besoj deri në fund që do arrijmë të kapim Europën këtë vit.

Trajneri ka punuar mirë. Padiskutim që këto dy fazat e dyta nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Sidomos ndeshjet e fundit na kanë lënë një shije shumë të hidhur, edhe me Egnatian, edhe me Kastriotin. Edhe me Egnatian, edhe me Kastriotin, na kanë hequr gol të rregullt. VAR-i bën punën e vetë. Ne mendojmë që ato gola kanë qenë të rregullt. Sidomos goli me Kastriotin ka qenë i rregullt, nuk e kuptoj se u anulua ai gol.“, ka deklaruar Safet Gjici./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online