Murinjo trondit me deklaratën dhe akuzon rëndë futbollin në Itali: Roma nuk kishte të drejtë që të fitonte ndaj Napolit dje…

Napoli dhe Roma luajtën dje në javën e 33-të të Serisë A. Lorenzo Insigne i dha epërsinë vendasve nga penalltia në minutën e 11-të dhe Roma arriti barazimin me El Sharaaëay në minutat e fundit. Tepër i zemëruar u shfaq pas ndeshjes edhe Murinjo, që pavarësisht dënimeve, nuk ka ndërmend të hesht për të thënë gjërat që mendon.

“Jam shumë i kënaqur me pikën dhe e festoj. Jo sepse mendoj se ishte e pamundur të arrije një rezultat të mirë dhe sepse nuk besoj te ekipi, por sepse kam krijuar përshtypjen se është thjesht e pamundur të arrish një rezultat pozitiv, këtu, në rrethana të tilla.

Skuadra ime ishte fantastike sonte. Disa skuadra po luftojnë për Skudetton, ne nuk jemi, por ne ende kemi të drejtë të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Sot m’u duk se nuk kishim të drejtë ta fitonim këtë ndeshje”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online