Vendos interesin personal përpara skuadrës? Lumturia e Ronaldos në fytyrë pas golit të Pepes thotë të kundërtën

Kristiano Ronaldo është një figurë që gjithnjë ka hapur debate sa i përket egos së tij. 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk e pranon stolin dhe kjo karakteristikë e tij ka shtyrë një pjesë të tifozëve të mendojnë se interesi i tij personal është më i madh i ekipit. Madje disa prej tyre mendojnë se nuk i gëzohet suksesit të shokëve të skuadrës nëse nuk është vetë protagonistë.

Por Ronaldo ka vendosur t’i hedhë poshtë këto teori mbrëmjen e sotme. Pavarësisht faktit se është lënë në stol përballë Zvicrës, kjo nuk e ka ndaluar yllin portugez të festojë për golat e Kombëtares së tij. Lumturia në fytyrën e tij pas golit të Pepes flet qartë, teksa ka lënë stolin i buzëqeshur dhe ka shkuar të festojë së bashku me lojtarët e tjerë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online