Koha për të thënë: “Kaq ishte“! Portuglia shkëlqen si kurrë më parë pa Ronaldon, e bën Zvicrën të duket e vogël

Një nga karrierat më të suksesshme në historinë e futbollit dhe një palmares i mbushur vetëm me trofe. Ronaldo ka arritur gjithçka në futboll, por si kudo në jetë çdo gjë e ka një fund. Ndoshta tashmë ka ardhur momenti për të thënë: “Kaq ishte“! Pakënaqësitë ndaj trajnerit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut bënë që Kristiano Ronaldo ta niste ndeshjen e sotme nga stoli. Në fund fusha i dha të drejtë trajnerit.

Portugalia shkëlqen si kurrë më parë për 5 herë fituesin e Topit të Artë në fushë. Luzitanët kanë marrë fitoren e dytë më të thellë në këtë Kupë Bote, duke mposhtur 6-1 Zvicrën. Helvetët kanë qenë një nga ekipet më të disiplinuara taktikisht në këtë kampionat, por Portugalia i ka bërë të duken si një ekip i vogël.

Gonçalo Ramos shpërblen më së miri besimin e trajnerit, duke bërë të mos ndihet aspak mungesa e Ronaldos. Përkudrazi, ia del të shënojë tre gola (17’, 51’, 67’) në portën e Zomerit. Golat e tjerë janë shënuar nga Pepe (33’), Guerreiro (55’) dhe Leao (92’). Ronaldo hyn në fushë gjatë pjesës së dytë të lojën, por historia e takimit ishte mbyllur pasi shifrat qendronin 5-1. Pavarësisht se Portugalia gjendej në mbrëmjen e saj më të mirë, ish-lojtari i Mançester Junajtedit nuk arrin dot të shënojë. Fusha e lojës nuk gënjen, ka ardhur koha që Ronaldo të pranojë realitetin dhe të kalojë veten në plan të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online