Vendos Apeli: Parma feston, Kalaio rikthehet në janar

Gëzim në ekipin e Parmës dhe çlirim për sulmuesin Kalaio. Gjykata Federale e Apelit ka mbështetur apelimin e klubit emilian në lidhje me penalizmin prej 5 pikësh për sezonin e ardhshëm.

Gjykata ka anuluar dënimin më pesë pikë të Parmës dhe ka gjobitur klubin më 20 mijë euro. Të rikthyer mbas 4 vitesh në elitën e futbollit italian, verdheblutë do e nisin sezonin e ri në kuotën e zero pikëve, si të gjithë ekipet e tjera.

Vendim pozitiv dhe për sulmuesin, Emanuele Kalaio, i cili ishte dënuar me dy vite larg futbollit dhe 20 mijë euro gjobë. Sulmuesi do të kthehet më shpejt në fushën e blertë, pasi gjykata ka vendosur reduktimin e dënimit. Atij i duhet të qëndrojë larg fushave deri më datë 31 dhjetor 2018, ndërsa i është hequr dhe gjoba. Sulmuesi do të humbasë pjesën e parë të sezonit dhe do të jetë “blerja” e Parmës në merkaton e janarit.

Apeli ka rrëzuar dhe kërkesën e Palermos, klub i cili kërkonte rikthimin në Serinë A në vend të ekipit emilian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *