“Vendimet e trajnerit do të jenë në raport me ndeshjen me Izraelin“, Salihi: Meritë e lojtarëve që hyjnë si favoritë ndaj Islandës

Hamdi Salihi ka folur për mikrofonin e “Supersport“ pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Islandës. Zëvendës trajneri i Kombëtares ka komentuar zgjedhjet e bëra në formacion nga ana e Edi Rejës, ndërsa në fund shton se fakti që shihen si favorit është më tepër vetëbesim se sa presion.

“Vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik formacionit tonë. Ne mundohemi të përmirësohemi në lojën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Nuk preferojmë shumë ndryshime. Mesfusha? Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Në fund trajneri vendosi të vazhdojë me këto lojtarë, për t’i dhënë më shumë siguri dhe ekuilibra lojës, por kjo nuk do të thotë që gjatë lojës nuk mund të futen lojtarë si Asllani apo ndonjë tjetër. Shumë prej vendimeve të trajnerit janë në raport edhe me ndeshjen e dytë ndaj Izraelit. Do mundohemi t’i shpërndajmë pak forcat.

Presion te lojtarët nga fakti që jemi etiketuar si favoritë? Jo, nuk e besoj. Është më shumë vetëbesim, është meritë e tyre që kanë ardhur në stadin për të qenë favoritë me Islandën dhe Izraelin. Më shumë është vetëbesim, do Zoti e menaxhojmë mirë”, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online