“Broja është i vetmi i pazëvendësueshëm“, Duro nuk kërkon justifikime: Kemi luksin të lëmë në stol Asllanin e Bajramin

Shpëtim Duro ka komentuar formacionin e Shqipërisë në studion e emisionit “Kuq e Zi“. Trajneri i Laçit është shprehur mungesat nuk duhet të përdoren si argument, kjo pasi në stol gjenden zgjedhje luksi si Asllani apo Bajrami. Sipas tij, i vetmi lojtar që mund të konsiderohet i pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar është Armando Broja

“Nuk duhet të përmenden mungesat te Kombëtarja, pasi çdo lojtar ka vlerat e veta dhe personalitetin e vet. Bare, Laçi, Manaj, Uzuni, e Broja janë shumë cilësorë, por në stol kemi emra si Bajrami e Asllani, që janë në qendër të merkatos në Itali dhe kjo nuk është pak. Kemi një grup me 30 futbollistë në grup dhe nuk duhet të mendojmë për mungesat, pasi kushdo të luajë, do të bëjë mirë. Ndoshta Broja është i vetmi që mund të quhet mungesë, pasi për cilësitë që ka, është e vështirë ta zëvendësosh. Në mesfushë nuk diskutohet për mungesa, kur ke luksin të lësh në stol Asllanin e Bajramin. Pres që edhe Seferi të justifikojë prezencën e tij në kombëtare”, është shprehur Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online