Vendimet e Disiplinës/ Superiorja është bërë e mbarë, në Kategorinë e Parë me “dorë të hekurt”

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike edhe vendimet e marra për javën që lamë pas. Kategoria Superiore duket se është bërë e mbarë dhe nuk po gabon në sjelljen e saj, pasi si rrallë herë asnjë rast nga elita e futbollit shqiptar nuk gjendet në listën e dënimeve. Ndryshe qendron situata për Kategorinë e Parë dhe në të Dytën.

Disiplina është treguar me dorë të hekurt me këta të fundit, duke mos toleruar thyerjen e rregullores. Lojtarë apo zyrtarë të klubeve janë dënuar me pezullim nga 6-12 ndeshje për shkak të sjelljes josportive në fushën e lojës. Ndërkohë 3 raste i përkasin vetëm klubit të Shënkollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

1. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i FK Shënkolli, Albert Rrusti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Emirjon Mirdita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. FK Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 24, 31, 43/c dhe 64/5 të KDS dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

6. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i KF Selenica, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i KF Selenica, Xhani Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i FK Memaliaj, Iljas Bega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online