La Barcelonën për të shkuar tek Real Madridi, ish presidenti katalanas akuzon legjendën: Eshtë tradhtar, luajti me mua dhe më shantazhoi

Lojtari legjendar,Luis Figo,u largua nga Barcelona për t’u bashkuar me Real Madridin duke u bërë një nga njerëzit më të urryer në Camp Nou. Luis Figo kishte fituar tituj të njëpasnjëshëm të La Ligës në Barcelonë duke luajtur krahas Patrick Kluivert dhe Rivaldo. “Magjistari” Portugez u cilësua nga klubi katalanas si shtylla e ekipit. Megjithatë në vitin 2000, ndodhi ajo që nuk pritej.

Figo u bind nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, për të kaluar të kaluar te rivalët e përjetshëm të Barcelonës, me një shifër stratosferike për atë kohë, rreth 62 milion euro. Ish presidenti katalanas, Joan Gaspart, fajëson Luis Figon si një person që luajti me ndenjat e kryesisë dhe tifozët. Për një intervistë me median lokale, “El Espanol”, ai rrëfen detaje nga momenti i trishtë kur portugezi u transferua tek kryeqytetasit.

“Natën që u zgjodha president i Barcelona, lojtari më i mirë në futbollin spanjoll, Luís Figo, shkoi në Real Madrid. Ishte një veprim i ndyrë dhe i frikshëm në mes të natës nga shoku im i mirë, Florentino Pérez. Nuk ishte një fillim i mbarë. Figo ishte një tradhtar. Ai më bëri shantazh. Atë natë ai më thirri dhe më tha: ”Përfaqësuesi im ka nënshkruar një dokument me Real Madrid, nëse me jepni sa ata, un do të qëndroj”. Nuk do e harroj asnjëherë.”- u shpreh i revoltuar Gaspart./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online