Vendimet e Disiplinës/ Partizani dhe Dinamo paguajnë tifozët, ka dënim për Gjelbrim Taipin dhe lojtarin e Teutës

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që kemi lënë pas në futbollin shqiptar. Partizani dhe Dinamo do të paguajnë sjelljen e tifozëve të tyre me 50.000 lekë. Ndërkohë ka dënime për lojtarin e Kukësit, Gjelbrim Taipi dhe Asion Dajën, për sjellje jo sportive, teksa do të mungojnë për dy ndeshje. /Sport Ekspres/

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. FK Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Lojtari i FK Kukësi, Gjelbrim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Teuta, Asion Daja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e AbissnetSuperiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për protestëndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  9. Zyrtari i KF Sopoti, Shkëlqim Hajdari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Gleni Resulaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i FK Apolonia U-15, Leonel Kamenica, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i FK Apolonia U-15, Asian Beqiraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *