E ardhmja e tij në krye të Kukësit u vu në pikëpyetje, Longo thyen heshtjen: Situatën e di unë, presidenti dhe ekipi

E ardhja e Diego Longos në krye të pankinës së Kukësit u vu në pikëpyetje pas deklaratës së tij pas ndeshjes me Teutën. Trajneri italian ishte tema e ditës, por në fund presidenti Gjici qetësoi të gjithë opinionin sportiv dhe konfirmoi pikërisht Longon si timonier të ekipit. Ndërkohë ky i fundit ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e sotme, duke u shprehur se situatën e di vetëm ai, presidenti, ekipi dhe stafi, ndërsa tashmë e ka mendjen vetëm te ndeshjet e radhës.

“Shumë gjëra janë thënë dhe shkruar këto ditë. Unë nuk i kam komentuar ato dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani. Situatën e njohim unë, presidenti, ekipi, stafi. Ju falënderoj për mesazhet e shumta të besimit dhe vlerësimit që më erdhën, i vlerësova vërtet. Duke filluar nga nesër mendojmë për kupën dhe Partizanin! Forca Kukësi“, shkruan Diego Longo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online