“Ikën lekët kot“! Zhupa tregon problemin e Dinamos: Duheshin njerëz profesionistë, edhe te një i sëmurë kur jepet terapia…

Dinamo ka humbur shpresat pas asaj disfate kundër Laçit, duke qenë gjithnjë e më pranë kthimit në Kategorinë e Parë. Rënia një ligë më poshtë duket e pabesueshme nëse merren në konsideratë objektivat për titull kampion të vendosura në fillim të sezonit. Eduard Zhupa është shprehur në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se nuk janë vendosur profesionistë në poste drejtuese, diçka e cila ka bërë që investimi të shkojë dëm.

“Kemi një president korrekt dhe e dyta futbollistë që nuk kanë dhënë asgjë. Atëherë ku është problemi këtu? Këtu është problemi që edhe presidenti vetë duhet të merrte ca njerëz që e njohin futbollin mirë. Njërëzit që janë aty nuk janë profesionist, ata që kanë drejtuar. Mbaroi filmi. Ikën lekët kot, iku investimi kot. Ka njerëz të tjerë sa të duash Dinamo. Edhe te një i sëmurë kur jepet terapia, jepet terapi intensive në fund fare kur ka mbaruar çdo shpresë. Tani s’ka më kohë për Dinamon, duhet të kishte filluar më përpara“, ka thënë Eduard Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online