Vëllaznimi ka luajtur dje në Gjakovë një miqësore kundër Vllaznisë së Pozharanit, të cilën e ka fituar 1-0, me gol nga Dardan Roguva.
Në këtë miqësore ka bërë debutimin me skuadrën e tij të re edhe shqiptari Arbër Basha, i cili vetëm para pak ditësh u prezantua me klubin e tij të ri.
19-vjeçari, i cili bashkohet me një grup futbollistësh nga futbolli shqiptar që janë transferuar në Kosovë këtë verë, u aktivizua për 45 minutat e para të kësaj ndeshje dhe më pas u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në shpatull. Gjithsesi, ai pritet që të jetë i gatshëm për skuadrën në ditët në vijim. Në sezonin e ri që do të nisë më 19 gusht, Basha pritet të ketë rol protagonisti në skuadrën e Vllaznisë e cila gjithashtu është debutuese në Superligën e Kosovës në këtë sezon.
Këtë verë revolucionin e ka nisur Liria e Prizrenit, që ka marrë trajner Bledi Shkëmbin, si dhe disa lojtarë nga Superiorja shqiptare, por tani edhe lojtarë të rinj në moshë po shkojnë në Kosovë, duke e parë që në Superiore askush nuk u jep hapësirë e besim.