Vëllai i vogël “heq qafe” të madhin, përralla “Eskilsmine”!

0

Anglia na ka mësuar se FA Cup është trofeu i surprizave të mëdha, ku edhe një ekip thuajse amator mund të bëjë çudinë dhe të eliminojë një skuadër me emër dhe histori. Aty ku futbollistë që punojnë gjatë ditës dhe stërviten gjatë natës mund të maten me më të mëdhenjtë dhe ata që nuk kanë nevojë të punojnë, pasi i mjafton të shkelmojnë topin në fushë dhe zerot në llogaritë bankare rriten vazhdimisht…

Nga Anglia në Francë, Spanjë, Skoci e kështu me radhë, deri në Gjermani dhe Itali, kompeticioni i Kupës, sidomos në një fazë të parë të saj, bën që të ketë befasi shpeshherë, ashtu si sonte në Suedi, ku shorti kishte vendosur përballë vëllain e vogël ndaj të madhit. Po flasim për mini-derbin mes Eskilsmines dhe Helsinborgut.

Një lagje e qytetit të madh Helsinborg, që luan në kategorinë e tretë suedeze dhe që ka eliminuar nga Kupa skuadrën e famshme dhe me traditë e shumë kampionate të fituara…

Ka mjaftuar një gol për t’I dhënë “parajsën” lagjes së vogël, një klubi që sigurisht është i famshëm për Akademinë e tij, pasi numëron rreth 1200 apo 1300 fëmijë që praktikojnë futbollin në rajonin Skania të Suedisë…

Heroi quhet Jesper Larson dhe pas ndeshjes tha: “Më thoni që nuk është ëndërr!”. Jo Jesper, nuk është ëndërr, sapo ke eliminuar Helsinborgun, vëllain e madh që në Suedi ka një histori gjigante, edhe pse sot “u zvogëlua”.

Nën sytë e tifozëve, që në mungesë vendesh, u vendosën në pjesën e ngritur të kodrës…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.