Nata e dopietave, në Angli nuk ka fund çmenduria!

0

Premier League ka nisur prej dy javësh, por përpara elitës, Championship ka ngritur siparin gjithashtu. Ajo liga e famshme që ditën e shtunë “ju merr mendjen” në lloton e lagjes, duke u munduar të gjeni ndeshjet me shumë gola apo rezultatet fikse…

Kështu, liga e dytë më e shtrenjtë në botë, me merkato të çmendur që prek edhe shifra rreth 20 mln euro investime me emra “big”, dhuron magji çdo javë, ashtu si sonte, në ndeshjet që u luajtën…

Aq e çmendur saqë u shënuan pesë dygolësha nga pesë protagonistë të ndryshëm. Dhe, jo vetëm kaq, por dy ndeshje, Aston Vila-Brentford 2-2 dhe Bllekbërn-Reding 2-2 u vendosën nga katër dopieta… Po, po, e dëgjuat mirë. Te Aston Vila shënoi dy herë Koxhia, teksa për miqtë Mopaj.

Ndërsa, pas avantazhit me dy gola të Ridingut me anë të Xhon Dadi Bodvarsonit brenda 25 minutash (dopietë), dopieta e Çarli Malgru me penallti vendosi “paqen”.

Ndërsa, emri i pestë i protagonistëve të dygolashëve është i famshmi Uill Grig! Si, nuk e mbani mend? Ai që “dogji” Euro 2016 në Francë, me këngën e famshme “Will Grig on Fire”, nga tifozët e Irlandës së Veriut. Ai shënoi dy herë sonte për Uiganin në fitoren jashtë fushe ndaj Stouk Sitit.

Edhe nëse do të ishit skenaristi më i mirë, kurrësesi nuk mund të mendonit të shkruanit pikërisht kështu këtë mbrëmje…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.